Studenti vendos të izolohet në një fshat të vogël për t’i shpëtuar kredisë

Një amerikan 29-vjeçar ka vendosur të largohet nga Shtetet e Bashkuara dhe të shkojë në një fshat të largët në xhungël në Indi, e në këtë mënyrë nuk duhet të shqetësohet për shlyerjen e kredisë studentore.

Ashtu si shumë amerikanë të tjerë, Chad Haag duhej të mbështetej në një kredi studentore për të paguar arsimin e tij universitar. Ai u përpoq të gjente një punë gjatë studimeve por si punë të parë gjeti vetëm si hamall, në përpjekje të vazhdueshme arriti të gjejë një tjetër punë si profesor i jashtëm në universitet por edhe kjo pagesë nuk i mjaftonte për shlyerjen e kredisë. Tarifa totale që kishte për të shlyer ishte 20.000 dollarë nga të cilat duhet të paguante çdo muaj 300.

Në një moment, përpjekja për të paguar 300 $ në muaj u bë shumë stresuese, kështu që ai i tha lamtumirë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara dhe shkoi në një fshat të vogël në Indi.

Tani Chad jeton në një shtëpi në fshatin Uchakkada për vetëm 50 dollarë në muaj, dhe kohët e fundit ai u martua me një shtetase indiane, një mësuese në një kolegj lokal.

Sa i përket kredisë studentore, thjesht nuk merakoset më për këtë.

Ekspertët thonë se lëvizja në një vend të huaj për t'i shpëtuar kredive studentore është e rrezikshme, sepse nëse përsëri do dëshironin të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me një borxh të shumëfishuar për shkak edhe të kamat vonesave.