Gruaja e Marcelos me këto fjalë konfirmon largimin nga Reali: Kur të trajtojnë si...

Marcelo ka bërë gati valixhet e largimit nga “Santiago Bernabeu”.

30 vjeçari, që është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007, mund të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos, për t’u transferuar në Serie A te Juventusi.

Këtë bindje më shumë e forcon edhe situata e Marcelos pas ardhjes së Santiago Solarit në krye të Real Madridit, i cili e ka lënë në stolin rezervë.

Eliminimi i Realit të Madridit nga Champions League ditën e djeshme prej Ajaksit, ka sjellë edhe përfundimin e një cikli, ndërsa së fundmi gruaja e Marcelos, Clarice Alves ka shkruar:

“Dije vlerën tënde. Kur dikush të trajton si të jesh një nga shumë opsionet, bëja më të lehtë zgjedhjen duke e larguar veten tënde nga ekuacioni. Ndonjëherë duhet të provosh të mos të të interesoj shumë, pavarësisht sa të intereson vërtetë. Sepse ndonjëherë mund të mos kesh fare vlerë për dikë, që për ty do të thotë kaq shumë.

Nuk është krenari, është respektim i vetes. Mos prit të shohësh ndryshime pozitive në jetën tënde nëse e rrethon veten me njerëz negativë. Mos i jep njerëzve me kohë të pjesshme, një pozicion me kohë të plotë në jetën tënde. Dije vlerën tënde dhe atë që duhet të ofrosh, dhe kurrë mos prano për më pak se çfarë meriton” – ishin fjalët e shkruara nga gruaja e Marcelos.