VIDEO/ Zhurma e çuditshme në hotel, diplomatët amerikanë tmerrohen në Kubë

Një personel diplomatik nga SHBA që ndodhej në një hotel në Havanë janë alarmuar pasi kanë dëgjuar një zhurmë të mprehtë shurdhuese në dhomat dhe korridoret e hotelit.

U diskutua gjerësisht për një armë të zhurmshme por ishin vetëm supozime.

Diplomatët filluan të ankohen për dhimbje koke ekstreme, vjellje, humbje dëgjimi dhe problem në ekuilibër.

Flitej për një tingull me frekuencë të lartë, shumë të thekshëm dhe të bezdisshëm.

Nga ky tingull ka pasur disa regjistrime të dhëna në Associated Press, dhe tani një grup shkencëtarësh besojnë se e kanë njohur autorin.

Tingulli është çuditërisht i ngjashëm me tingullin e dashurisë të një specie të Karaibeve, Anurogryllus celerinictus.

Tingulli i insektit ka një frekuencë prej 7 kHz dhe për veshin e njeriut është e barabartë me një tringëllimë të mprehtë dhe të vazhdueshëm.