VIDEO/ Këta janë tifozët e Ajaxit që ndezën Madridin

Të martën në mbrëmje, tifozët e Ajaxit u mblodhën në sheshin “Puerta del Sol” të Madridit, duke krijuar një atmosferë të ndezur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Realin.

Ata ishin në formë të mirë, përpara se të merrnin metronë për t'u nisur drejt “Santiago Bernabeut”.

Kënduan, pinë shumë dhe një pjesë e mirë e tifozëve holandezë u deh.

Ata ishin mjaft optimistë për skuadrën e tyre të zemrës, duke besuar te një rezultat i mirë kundër “Los Blancos”, pavarësisht disavantazhit 2-1 në ndeshjen e parë, në shtëpi.

“Marca” ka publikuar pamjet e festimeve paraprake të tifozëve të Ajaxit, që ndezën kryeqytetin spanjoll, sikur ta dinin se skuadra e tyre e zemrës do të bënte mrekullinë, duke fituar 4-1 ndaj kampionëve të Europës në fuqi dhe kualifikuar në çerekfinale të Championsit.