Agjencia Moody`s nuk shikon ERTV dhe `Porta a Porta`: Shqipëria me ekonomi shumë të dobët!

Në daljen e mbrëmshme në “Porta a Porta”, kryeministri Rama dhe një biznesmen italian që ushtron aktivitetin e tij në vendin tonë duke bashkëpunuar me ministrinë e Shëndetësisë, e shitën vendin tonë sikur po përjeton një bum ekonomik. Deklarata e Ramës përball gazetarit Bruno Vespa ngjanin si dy pika uji, me propagandën që ai bën disa herë në ditë në televizionin e tij privat, ERTV, ku flet për zhvillim të paparë ekonomik të Shqipërisë, por që rrezikoka te shkatërrohrt nga protestat paqësore të opozitës?

Por e gjitha kjo nxirret zbuluar nga raporti i fundit i Agjencisë prestigjioze botërore të vlerësimit të kreditit, Moody`s, e cila ka përfunduar rishikimin e profilit të kreditit të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar të  agjencisë së vlerësimit, konfirmohen pikëpamjet e shpalosura nga vetë ajo në raportin e publikuar më 13 Shkurt.

“Profili i kreditit të Shqipërisë, kufizohet nga forca ekonomike e ulët, që reflekton një ekonomi të vogël, me një nivel të ulët diversifikimi krahasuar me të ngjashmit e saj”, thotë Moody`s mes të tjerave.

Gjithashtu në këtë vlerësim thuhet se forca fiskale është e dobët, si rrjedhojë e borxhit të lartë publik.