VIDEO/ Krijohet karakteri i ri, i cili ndihmon kujtesën

A ndikon tipi i karaktereve të përdorura në një artikull në kujtesën tonë?

Me sa duket po, dhe një grup studiuesish krijuan një mënyrë specifike për të maksimizuar këtë kujtesë.

Zhvilluar nga studiues dhe dizajner të specializuar në tipografi dhe shkencën e sjelljes, Sans Forgetica (emri i cili është si një lojë fjalësh mes harroj dhe harresë është një mënyrë e re e projektuar për të ndihmuar ata që lexojnë për të kujtuar informacionin më mirë.

Cili është truku që përdoret në këtë rast?

Na detyron t'i kushtojmë pak më shumë kohë çdo fjale.

Dizajni i Sans Forgetica bazohet në një burim të quajtur Albion, por me ndryshime substanciale për të reduktuar familjaritetin dhe për të arritur qëllimin e përfshirjes së trurit më shumë dhe për të ndihmuar lexuesin të kujtojë më shumë informacione.

Ajo u zhvillua nga shkencëtarët në RMIT Universiteti i Melburn-it, në Australi, të cilët besojnë se kjo mund të ndihmojë studentët të kenë mundësi më të mira për të studiuar.

Me sa duket, nëse karakteret që lexoni janë familjare për ju kur lexohen vetvetiu truri i shikon këto karaktere pa krijuar asnjë kujtesë lidhur me to dhe njëherësh nëse një karakter është shumë i çuditshëm receptorë të caktuar në trurin e njeriut duhet të luftojnë fort për të memorizuar përmbajtjen.

 Sipas zhvilluesve të saj, "Sans Forgetica” është një metodë thuajse perfekte ku disa pengesa të krijuara janë të mjaftueshme që truri ndërkohë që është duke lexuar të memorizojë më tepër.

Vërtet do të harxhohet pak më tepër kohë gjatë leximit por do të jetë mjaft e efektshme si metodë duke ndihmuar mbledhjen e informacionit dhe duke përforcuar aftësinë kongnitive të trurit.