FOTO/ U martua me mashkull, flet për herë të parë moderatori shqiptar

Vitin e kaluar një ndër lajmet më të bujshme në mediat rozë në vendin tonë ishte pikërisht martesa gay e ish-moderatorit shqiptar.

Ai kurorëzoi lidhjen e tij me partnerin Tian Oliver Murray, në Londër në datën 20 gusht.

Por ndoshta për të shmangur komentet e opioninit publik, pas ceremonisë, Mishel Rrena u shkëput krejtësisht nga bota e televizioneve dhe e rrjeteve sociale.

Mirëpo siç duket kjo “zhdukje” mori fund pasi Misheli është bërë “i gjallë” në rrjetet sociale.

Moderatori ka publikuar një foto në instastory ku tregon që ndodhet në ishujt Canary (Spanjë).

Misheli po shkruan se po jeton i lirë dhe po shijon natyrën e flladin e ishujt tropikal ku ndodhet duke treguar kështu që ështe i lumtur.