Injoron ofertën e Barçës, Rabiot kërkon transferimin në Premier League

Gjatë merkatos së janarit Barcelona synoi të transferonte Adrien Rabiot por operacioni dështoi.

Tashmë e ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë në Premier League. Mesfushori francez i cili kërkon me ngulm largimin nga Paris Saint Germain në verë pritet të transferohet në kampionatin anglez.

Vështirësitë e hasura nga Barcelona dhe Bayerni për të plotësuar kërkesat e klubit francez lidhur me kartonin e 23-vjeçarit e kanë shtyrë këtë të fundit të pranojë një nga ofertat e klubeve angleze.

Manchester City, Tottenhami e Liverpooli janë gati të plotësojnë çdo kërkesë për të marrë shërbimet e Rabiot.