FOTO/ Edi niset për në Pescara dhe 'borxhliu' Gjuzi, plas gallata në rrjet

Kur ka ngjarje të forta politike, siç janë protestat e opozitës para parlamentit, apo pranimi i mandatit dhe betimi i disa prej deputetëve të rinj, rrjeti nuk kursehet në ironi dhe tallje.

Kështu ka ndodhur edhe sot, me meme të shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe si gjithmonë tregojnë realitetin shqiptar përmes humorit.

Një prej personazheve kryesorë të memeve është edhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili  ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit. Sipas tij, vendimi ishte marrë pas një konsultimi dhe mbështetjeve nga ndërkombëtarët.

Ditën e djeshme, kandidati për deputet u shpreh se nuk kishte bërë asnjë "pazar" me kryeministrin Rama për mandatin e tij dhe se kishte vetëm 10 mijë lekë të reja në xhep.

Ja disa prej memeve që po bëjnë xhiron e rrjetit...