Terrorizmi/ Gjykata në Padova miraton dëbimin e shqiptarit. Emri

Gjyqtarët në Padova kanë refuzuar ankesën kundër urdhër dëbimit për rrezikshmëri shoqërore të lidhura me rrezikun terrorist ndaj shqiptarit Shaban Caca.

Shqiptari ishte dëbuar nga Italia sepse gjatë një kontrolli në banesë i kishin gjetur gjera të konsideruara të rrezikshme për sigurinë kombëtare.

Gjykata ka njohur arsyet dëbimit dhe për rrezikshmerinë e Cacës pasi është shikuar edhe profili i tij në Facebook. Këto mesazhe janë vlerësuar si kompromentuese dhe tregojnë për lidhjet e tij me imame radikale.

 disa prej të cilave tashmë janë të përfshirë në hetimet në lidhje me krimin e nxitjes së urrejtjes racore dhe rekrutimin e vullnetarëve të rinj në dosjet e ISIS.

Eshtë vlerësuar se Caca kishte edhe pakënaqësi të fortë ndaj hebrenjve, kulturën perëndimore dhe festat e krishtera, sidomos Krishtlindjet. Hetimi ka gjet se Caca kishte marrë veprime indoktrinimi të islamit radikal kundër një bashkatdhetari me të cilin ai ndante njne apartament të përbashkët shkruan ANSA.