Dikur fitonte trofe, sot klubi po shkon drejt falimentimit

Skuadra e Boltonit, e cila aktualisht merr pjesë në Ligën e Dytë angleze, po kalon një moment krize.

Si të mos mjaftonin rezultatet e dobëta të skuadrës, tashmë i janë shtuar edhe problemet përsa i përket aspektit financiar.

Në qendrën e tyre stërvitore nuk kishte ujë dhe ushqim për lojtarët, po ashtu mungonte stafi mjekësor dhe stafi ndihmës i klubit.

Ndërkohë lojtarët kanë mbi një muaj që nuk kanë marrë rrogat e tyre dhe skuadra po shkon gjithnjë e më keq në renditjen në Championship, duke zënë vendin e parafundit.

Aktualisht presidenti i klubit është duke kërkuar një blerës, që do të siguronte stabilitetin ekonomik për Bolton.

Ndërkohë Gjykata i ka dhënë kohë deri më 20 mars, përndryshe do të fillojë sekuestrimi i pronave të klubit.

Bolton në historinë e tij ka fituar 4 herë FA Cup, në vitet 1923, 1926, 1929 dhe 1958.