Florjan Binaj tregon ‘pagesën’ që mori për ‘Taken by Albania’

Këto ditë kemi parë një video tejet virale ‘Taken by Albania’ ku personazhe publik dhe jo vetëm promovojnë vendin tonë, duke ftuar aktorin e ‘Taken’ Liam, të vizitoj Shqipërinë.

Aktori Florjan Binaj dhe nismëtarja Blerina Ago treguan në emisionin ‘Trokit’ në IN Tv prapaskenat e realizimit të videos.

Blerina vuri theksin gjatë bisedës tek promovimi i përbashkët që duhet ti bëjmë vendit tonë, aq më tepër kur destinacionet janë fantastike.

Teksa fliste për përfshirjen e tij në fushatë, Florjan Binaj u pyet nga Ermali rreth pagesës, duke i thënë se kishte dëgjuar se kishte marrë 5000 euro.

'Ty të lumtë goja, por jo. Fushata ka qene falas’ – tha Flori, ndërsa Blerina shtoi duke qeshur se ai meriton më shume se aq.  

Gjithashtu aktori shtoi se u surpizua në veri të vendit teksa banorët e mikpritën direkt me kulaç e raki.