De Jong zbulon sekretin: Barcelona më ka kërkuar të eliminojmë Realin

Transferimi më i fundit i Barcelonës, Frenki De Jong edhe pse do mund të aktivizohet me blaugranët vetëm në sezonin e ardhshëm, para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve mes Ajaksit dhe Realit të Madridit e ka pranuar se klubi katalanas i ka kërkuar të eliminojnë skuadrën madrilene.

Në një intervistë për të përditshmen “De Telegraaf”, talenti holandez u shpreh se nëse eliminojnë Realin atëherë do të vihen në qendër të vëmendjes sportive, dhe do të ngrinin lart emrin e Ajaksit.

“Barcelona kur më nënshkroi më kërkoi të eliminoja Realin e Madridit. Duhet të luajmë një futboll ofensiv, të bëjmë presion, dhe të luajmë bukur. Nëse të gjitha cilësitë zbatohen atëherë kemi të gjitha mundësitë për të shkaktuar një surprizë në Madrid. Nëse eliminojmë Realin do të surprizonim të gjithë botën e futbollit dhe do të lartësonim emrin e Ajaksit”, theksoi De Jong.