Duka reagon për dhunën: Ka më shumë policë në Parlament, sesa në stadium

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, flet për herë të parë pas ngjarjes së ndodhur në Kamzë, ku tifozët vendës u futën në fushë dhe dhunuan arbitrin Eldorjan Hamiti.

“Ajo që ndodhi në ndeshjen Kamza-Laçi ishte një ngjarje e shëmtuar. Emocionet në futboll nuk përmbahen dhe sa më e egër të jetë gara, aq më shumë shtohen ngjarjet që askush nuk dëshiron t’i shohë. Ka më shumë policë në Parlament, sesa në stadium. Policia duhet të marrë masa dhe të ndërhyjë në stadiume, për të shmangur episode të tilla”, deklaroi kreu i FSHF-së.