Manchester United udhëton i ‘shpartalluar’ për në Paris, ‘dorëzohet’ nga Championsi

Manchester United do të luajë mbrëmjen e nesërme një ndeshje shumë të rëndësishme në Paris kundër PSG-së, sfida e kthimit në fazën e 1/8-ave, në Ligën e Kampionëve.

Përpos misionit thuajse të pamundur, për të kthyer rezultatin e ndeshjes së parë që ishte 0-2 për francezët, skuadra e Solskjaer, do të ketë të bëjë me 10 mungesa titullarësh.

Si fillim Pogba është i skualifikuar për kartonin e kuq që mori në sfidën e parë. Ndërsa të dëmtuar janë: Martial, Lingard, Mata, Herrera, Sançez, Darmian, Valencia, Xhouns, Matiç.

Në listën e të grumbulluarve vihen re shumë emra të panjohur, pasi kanë ardhur nga akademia e “Djajve të Kuq”.

Ata që kanë udhëtuar me skuadrën në Paris janë: De Gea, Romero, Grant, Bejlli, Dalot, Lindelhof, Roho, Shou, Smolling, Uilliams, Jang, Fred, Garner, Gomes, Pereira, MkTmonej, Lukaku, Ragsford, Grinud.