Vajzës së Micheal Jackson po i shkatërrohet karriera. Fajin e ka dokumentari i publikuar

Dokumentari “Landing Neverland” që sillte dëshmitë tronditëse të dy djemve kundër Michael Jackson ka shokuar gjithë botën.

Wade Robson dhe James Safechuck kanë treguar se si këngëtari i njohur ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin në moshë shumë të vogël.

Ky dokumentar pritet që të transmetohet gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar dhe familjarët e Michael kanë filluar të ndjehen në ankth.

Veçanërisht vajza e tij, Paris, mendon se për shkak të tij mund t’i shkatërrohet karriera e saj si aktore.

Sipas “The Sun” ajo u ka treguar miqve të saj se ka shpresuar shumë të ketë një karrierë të suksesshme, por për shkak të dokumentarit ka shumë pak shanse që të ndodhë kjo gjë këtej e tutje.

“Ajo u shfaq në një film vitin e kaluar, por beson se dokumentari ka frikësuar regjisorët. E gjitha ka të bëjë me marketingun. Frika është se në çdo film që Paris mund të shfaqet, kur njerëzit ta shikojnë menjëherë do u kujtohet Michael dhe nuk do të duan ta shohin”, – ka thënë një burim pranë aktores. Për herë të fundit Paris Jackson është shfaqur në një film komedi në 2018, përkrah emrave të njohur si Charlize Theron, Amanda Seyfried, Thandie Newson.