FOTO/ Nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram Olti Curri habit me fjalët për Dafina Zeqirin

Olti Curri është një nga opinionistët më të njohur përsa i përket botës së showbizzit .

Ai gjithnjë tërheq vëmëndjen me deklaratat e tij dhe shpeshherë demaskon fenomene të ndryshme.

Asnjëherë nuk nguron ti thotë fjalët pa ‘dorashka’ dhe nuk janë të paktë personazhet të ngacmuara nga ai.

Së fundmi ai ka habitur për fjalët që i ka dedikuar këngëtares Dafian Zeqirit.

Këngëtarja e cila para disa ditësh publikoi këngën e saj ‘A e mban men’ këngë e cila mori shumë klikime që në ditët e para në Youtube ka mahnitur dhe opinionistin Olti Curri.

Me një postim të publikuar në Instastory ai ka shkruar :

”Më pëlqen gërvishtja e lokalit të Dafinës, tregon se ka dhunti por edhe një shpirt....është si të gjithë artistë që kanë qarë, qeshur, jetuar në rrugë, jo të blinduar në studio, shtëpi vila. Origjinalitet dhe e talentuar. Nuk është qok as më ndjek as e ndjek.Vetëm respekte’.