Deklarata e Ramës për biznesin, reagon Tabaku: Genjeshtar, Programi i PD ka taksat më të ulëta në rajon

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë pas disa deklaratave të kreut të qeverisë bëre në seancën e sotme parlamentare në lidhje me bzinesin dhe taksat ndaj tyre.

“Rama tha sot se bizneset që protestojnë se dinë se Partia Demokratike do ti rrisë taksat! Genjeshtër!”, shkruan Tabaku.
“Partia Demokratike ka programin më të mirë ekonomik me taksat më të ulëta në rajon”, vijon ajo.

Ja postimi i plotë i saj:

Rama tha sot se bizneset që protestojnë se dinë se Partia Demokratike do ti rrisë taksat! Genjeshtër!
Partia Demokratike ka programin më të mirë ekonomik me taksat më të ulëta në rajon.

Sot bizneset e vogla protestojnë se janë futur në skemën e TVSH, se paguajnë 50% të të ardhurave taksa, se qeveria po i merr frymën, se taksidaret i rrinë te dera, se shteti i konsideron si armiq!

Partia Demokratike do të ulë taksën e BV në 0,5% të xhiros, do të heqë cdo barrrierë e do të ofrojë mundësinë që të punojnë të qetë! Biznesi është punëdhënesi më i madh dhe biznesi i lirë dhe i ndershëm do të ketë mundësi të lulezojë!
Prandaj sot bizneset protestojnë #Ramaik