1-vjetori i vdekjes së Davide Astorit, familjarët shprehin dhimbjen me një letër prekëse

Një vit pas vdekjes së ish-kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, familjarët e tij i kanë besuar një letre të gjithë emocionet dhe kujtimet.

4 marsi është një përvjetor i vështirë për familjen Astori dhe ata kanë vendosur që letrën dedikuar djalit të tyre ta lexojë live në Sky Calcio Show Gianluca Di Marzio.

Në fillim të letrës flitet për dhimbjen e prindërve dhe të afërmve, të shoqes së tij, Francesca.

“Të gjithë të bashkuar në një përqafim sepse jeta vazhdon edhe pse akrepat e orës duken sikur janë ndaluar me 4 mars të viti 2018 kur u gjet i pajetë trupi i Davide. Asgjë nuk është më si më parë dhe fjalët nuk janë të mjaftueshme për të treguar mungesën e tij.

Për ne Davide nuk është thjesht një kujtim që zbehet ose rindërtohet sipas rrethanave, sepse thjesht Davide nuk është kujtim! Davide është prani. Ai është pranë nesh në çdo moment. Ne e shohim atë tek mbesa jonë e mrekullueshme që na bënë të gjejmë kurajon të luftojmë kundër trishtimit çdo ditë.

Ne e gjejmë atë tek fjalët e shumë njerëzve madje ndonjëherë edhe të panjohur, të cilët na rrëfejnë se Davide ishte për ta një shembull që duhet ndjekur dhe shpesh herë një nxitje për tu përballur me momentet e vështira. E pastaj e gjejmë në kujtimet e atyre që e njihnin atë. Miq që ndan momente dhe lumturitë më të mëdha për të , histori që na bëjnë të dëgjojmë edhe njëherë tingullin e buzëqeshjes së tij fantastike ose edhe për diturinë e tij nganjëherë shumë e madhe për një djalë aq të ri sa Davide”.

 

Nëna e tij shkruan se: “Davide ishte si një shkëmb i fortë ku të gjithë mbaheshim e prandaj mundohemi të jemi të fortë sa ai. Kjo është sfidë e përditshme dhe e vështirë për ne sado që përpiqemi, e këtë e arrijmë falë Davide i cili na la trashëgiminë më të çmuar që mund të dëshironim: Dashuri të pafundme. Atë të njerëzve për të, atë të Davide për njerëzit, por sidomos atë të Davide për jetën”, thuhet ndër të tjera në letrën e familjarëve për Davide Astori.