A kanë fjetur në Kuvend deputetët e PS, me qindra policë i ruajnë

Opozita do të protestojë sot sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që, sipas saj, do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.

Ndërkohë që e gjithë zona përpara Kuvendi është e rrethuar nga hekura dhe policë, ndërsa në disa foto të siguruara nga Faxëeb.al shihen punonjës të Bashkisë duke lyer me graso shtyllat e ndriçimit në rrugë.

Po ashtu mësohet se për të shmangur hyrjen e qytetarëve në Parlament, do të përdoren fillimisht uji dhe më pas gazi lotsjellës.

Deputetët e PS-së ndryshe nga sa ndodh zakonisht kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit një orë para nisjes së seancës, të shoqëruar nga masa të shumta sigurie. Ky ka qenë urdhëri i dhënë prej ditës së djeshme nga ana e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Por ka informacione që deputetë të PS kanë hyrë edhe gjatë mbrëmjes së djeshme por edhe gjatë natës në kuvend për të qenë aty në mengjes dhe për të mos u përballur me turmën.

Ndëkrohë në oborrin e kuvendit është pozicionuar edhe një makinë që hedh ujë. Hera e parë që një mjet i tillë pozicionohet në oborrin e Kuvendit shqiptar.