Agjenti i Gareth Bale sulmon tifozët e Realit: Janë mosmirënjohës

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, ka kontestuar ashpër tifozët e Realit të Madridit, për t’i dalë në mbrojtje klientit të tij

dhe i ka quajtur ata mosmirënjohës.

Gjithçka ka të bëjë me vërshëllimat që Bale mori në momentin e zëvendësimit në “El Clasicon” e të shtunës ndaj Barcelonës.

“Kjo gjeneratë tifozësh të Realit do të flasë gjatë për Gareth Bale dhe golat e tij. Ai është një nga më të mirët në botë dhe meriton respekt maksimal, por mënyra sesi sillen tifozët e Los Blancos është vërtetë e patolerueshme”, tha agjenti i uellsianit.

Fjalë këto të Jonathan Barnett që lënë të kuptohet se e ardhmja e Bale do të jetë larg Realit të Madridit dhe pavarësisht kontratës deri në vitin 2022, në një ambient ku askush përveç presidentit Perez nuk e do më, vështirë se uellsiani do të qëndrojë gjatë dhe lamtumira në verë mund të bëhet e pashmangshme