'Kë zgjedh mes ‘Portokallisë’ dhe ‘BE Coffee-së’?' Ja si përgjigjet Bes Kallaku

Prej disa muajsh Bes Kallakun, Erion Isaj dhe Olsi Bylykun i shohim çdo të diel në emisionin e tyre ‘BE Coffe’ .

Siç dihet të tre aktorët rrugëtimin e tyre e kanë nisur në spektaklin tjetër të humorit ‘Portokalli’ e për këtë arsye i ftuar në emisionine fëmijëve ‘Pitet Pan’,Besi u pyet se cilin emision do të zgjidhte.

'Jam mirënjohës gjithkujt me të cilin kam bashkëpunuar në hapat e parë e deri tani. Unë,Olsi dhe Erioni nuk do të ndërtonim shtëpinë tonë nëse nuk do të ishim bërë ustallarë në Portokali’  u përgjigj Besi.