FOTO/ Xhensila Myrtezaj shpenzon vetëm për këtë detaj në klip çmimin marramendës

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj sapo  ka publikuar sonte një baladë romantike, të shoqëruar me një klip i cili është xhiruar në Venecia të Italisë.

Titulli i kësaj kënge është “Sekreti im’ dhe vjen me një bashkëpunim me një  tjetër këngëtar të njohur shqiptar, Pirro Çakon.

Përveç muzikës dhe tekstit të këngës ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte dhe veshja e Xhensilës.

Pamja e saj ishte shumë tërheqëse dhe ishte e veshur plot stil.

Ajo shfaqet në klip më njëpala taka ‘Yves Saint Laurent’ të cilat këngëtares i kanë kushtuar jo më pak se 1200 dollarë.