U-17/ Shqipëria e nis me humbje turneun e Maltës

Kombëtarja e Shqipërisë U-17, ka humbur përballë Maltës në ndeshjen e parë të turnet: “UEFA Development Tournament”, që zhvillohet në Maltë.

Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, kanë humbur me rezultatin 2-0 dhe nuk kanë mundur ta nisin mbarë këtë turne.

Të dy golat nga maltezët u shënuan në pjesën e dytë me anë të Brifas dhe Zamit.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me këta lojtarë: Bokova, Mataj, Preka, Zalli, Ndoj, Filipi, Sula, Lusha, Fejzulla, Mitaj (c), Cereni.

Dy ndeshjet e radhës për Kombëtaren shqiptare janë me Skocinë dhe Danimarkën, në datat 6 dhe 8 mars.