Ndahet nga jeta ylli i muzikës, këngëtari i famshëm

 Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtari legjendar Keith Flint, vokalisti i grupit të njohur “The Prodigy”.

Raportohet se këngëtari Keith Flint është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Dunmow të Essexit.

“Kemi marrë një telefonatë për gjendjen e një personi në Brook Hill pas orës 8 e 10 minuta të hënën. Shkuam në vendin e ngjarjes dhe për fat të keq, një burrë i moshës 49-vjeçare është gjetur i vdekur. Kjo vdekje nuk është duke u trajtuar si rast i dyshimtë”, ka thënë një zyrtar i policisë.

The Prodigy njihej më shumë nga performanca e Keith Flint me hitet ”Firestarter” dhe ”Breathe”.