‘Ke namin që i merr burrat grave’ Isida Mollaymeri i kthen gazetares përgjigje epike
Jo vetëm sorkalle në skenë me një elegancë të papërshkrueshme por edhe një vajzë shume e hapur me publiku.
Pa rezerva dhe ndryshe nga një pjesë e mirë e bashkëmoshatarëve të saj apo personazheve të njohur, sa herë që është para gazetarëve, Isida Mollaymeri i përgjigjet drejtpërsëdrejti çdo pyetje që i bëhet pa anashkaluar asgjë dhe pa sikletin më të vogël për çdo kureshtje që publiku ka për të.
E ftuar këtë javë në barin e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, balerina e njohur ka folur në lidhje me jetën profesionale por edhe atë private.
Ka qenë Fatma e cila e ka ngacmuar duke i thënë se njerëzit kanë frikë nga ajo dhe kanë përshtypjen se i merr edhe burrin. Isida është përgjigjur në mënyrën më të bukur:
“Po në fakt kanë shumë frikë e kanë këtë përshtypjen, por unë gjërat e huaja nuk ia marr njerëzve.”
E pyetur nëse ka pasur ndonjë të njohur që e ka paragjykuar në këtë lloj forme balerina e TKOB u shpreh se:
“Nuk më plas çfarë thonë të tjerët dhe nuk më ka plasur asnjëherë”- përfundoi ajo e në fakt ka shumë të drejtë në lidhje me këtë të fundit.