Armando Sadiku, asisit kundër ish-ekipit

Armando Sadiku po bëhet shumë deçiziv për skuadrën e tij. Në ndeshjen e sotme kundër ish-ekipit të tij, Zyrihut, sulmuesi i Kombëtares ka dhuruar një asist për shokun e skuadrës në golin e vetëm që ka shënuar Lugano.

Sadiku ka marrë topin dhe me një takim ka vertikalizuar për Gerndt, i cili para portierit në pozicion të prirët nuk ka gabuar.

Në pesë ndeshje që ka luajtur me Luganon, Sadiku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist.

Kujtojmë që Sadiku ka luajtur te Zyrihu për tre sezone, nga viti 2014 deri më 2017-ën.