VIDEO E FRIKSHME/ Shoferi përplas policin që po i vendoste gjobë

Një polic trafiku ka përjetuar ditën e tij më të keqe në jetë pasi tentoi ti vendoste gjobë një shoferi për parkim të gabuar.

Polici mbeti i kapur në pjesën e përparme të automjetit ndërsa shoferi i dha makinës me shpejtësi për tu larguar.

Pamjet e filmuara brenda makinës  në një mbikalim në qytetin e Guwahatit, në Indinë veri-lindore, tregojnë policin që i bërtet shoferit.

Por burri pas timonit refuzon të ndalojë apo të ngadalësojë shpejtësinë pavarësisht britmave të dy pasagjerëve të ulur në sediljen e automjetit të tij.

Ai u përpoq të përkonte makinën në një zonë ku nuk lejohej dhe tentoi të arratisej kur u përball me oficerin.

Ndërsa shoferi vazhdoi të ecte në rrugë mes makinave të tjera dhe një nga pasagjerët e goditi në përpjekje për ta ndalur.

Më në fund ai ndaloi dhe polici nuk pësoi dëmtime. Shoferi u arrestua dhe automjeti i tij u sekuestrua.