Tërhiqet nga gara e kreut të KMSH edhe një kandidat. Emri

Çfarë po ndodh me votimet për kreun e Komuniteteit Mysliman shqiptar.

Mësohet se gjatë ditës se sotme është tërhequr nga gara edhe një kandidat tjetrë pas Skender Bruçajt që u tërhoq një ditë më parë.

Ai është Islam Hoxha myftiu i Kukesit, pasi është në të njëjtën kohë Kryetar i Këeshillit të KMSH së .

Në garë kanë mbetur Ylli Gurra, myftiu i Tiranes, Bujar Spahiu nën kryetar i KMSH  dhe Gramoz Blliku myftiu i Lushnjës.