FOTO/ Kemal dhe Fahriye zbulojnë datën se kur do të lind bebi dhe e emrin e tij

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë një çift shumë i njohur për mediat turke dhe jo vetëm.

Vitin e kaluar, çifti bëri një dasmë madhështore dhe pritet që së shpejti ato të bëhen prindër për herë të parë.

Gjatë kësaj kohe të dy aktorët kanë folur për mediat turke se si po shkon shtatzënia dhe gjithashtu kanë zbuluar dhe datën e lindjes.

Fahriye pritet që të lind me 10 prill bëjnë të ditur mediat turke.

Por jo vetëm kaq aktorja ka zbuluar dhe emrin e bebit me anë të një postimi  në llogarinë e saj në instagram.

‘Duke të pritur ty ëngjëll Karan’ ka shkruar aktorja në foto.