Një ekspozitë e rrallë nga derbi Nr.153 i kryeqytetit, Partizani-Tirana!

Ditën e djeshme u luajt derbi i153 mes dy ekipeve të famshme të kryeqytetit Tiranë, i cili gjithmonë mbush stadiumet me një atmosferë teje të zjarrtë. Në historinë e këtyre takimeve, 62 fitore i ka arritur Partizani, Tirana 43 fitore , kurse ky i djeshmi ishte barazim 48-të. Në të 153 ndeshjet Partizani ka shënuar 215 gola, kurse Tirana vetëm 167.

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947, kur “Demat e kuq” fitonin 8-0, kurse i radhës u zhvillua ditën e djeshme dhe përfundoi “i bardhë”, me rezultatin 0-0.

Por më shumë se rezultati që nuk kënaqi asnjë prej kampeve tifozë, spektakli i djeshëm u shndërrua në një garë të vërtetë me banderola dhe pamje, që rrallë i shohim në stadiumet tona.

 Shihni këtë “ekspozitë” të rrallë fotosh nga derbi më i famshëm në Shqipëri, që u zhvillua pasditen e djeshme.