FOTO/ E krahasuan me modelen e njohur ,mamaja e Oriola Marashit i kthehet fotografit

Modelja shumë e njohur dhe e komentuar në media Oriola Marashi njihet për format e saja perfekte.

Por si të gjithë dhe modelja mund të ketë një sozi dhe fotografi Juxhin Kurti mendon se modelja ka një ngjashmëri me ish modelen e  Victoria’s Secret, Alessandria Ambrosio në fotot e reja në Instagram.

Shpesh herë Oriola është krahasuar me Ambrosio-n, nisur edhe nga fakti që kanë veshur fustane të njëjta.

Por edhe pse modelja shqiptare mendon se “mbase” i ngjan pak Ambrosio-s, nëna e saj nuk është i të njëjtit mendim.

Xhoi Jakaj shprehet në një koment drejtuar Kurtit se vajza e saj s’ka nevojë t’i ngjajë Ambrosio-s pasi është e bukur si diamant:

“Është krejt si Oriola Marashi, se s’ka nevojë fare ti ngjajë Alessandria Ambrosios se e bëri zoti të bukur si diamant”.