‘Portokallia’ me risi, dy moderatorë të rinj përkrah Xhemit dhe Salsanos

Sezoni i ri i spektaklit të humorit ‘Portokalli’ në ekranin e ‘Top Channel’ pritet të nisë këtë të dielë, gjë që do ët shënojë edhe sezonin e parë për këtë vit. Si çdo herë tjetër drejtuesit e spektaklit kanë menduar të vijnë me disa risi.

Regjisori i ‘Portokalli’, Altin Basha, ka zbuluar ditën e sotme disa nga të rejat, që do të shohim në ekran. Ai ka treguar se trupës së aktorëve do t’u bashkohen emra të rinj dhe një pjesë prej tyre do të shfaqen gjatë vazhdimit të sezonit.

Por surpriza më e madhe mbetet në moderimin e spektaklit. Basha ka thënë se Xhemit dhe Salsanos do t’ju bashkohen dy moderatorë të rinj, por ai nuk i ka bërë publikë emrat e tyre, që gjithçka të zbulohet ditën e premierës.

Kjo do të jetë edhe hera e parë që ‘Portokallinë’ e drejtojnë 4 moderatorë, sepse në përgjithësi ka qenë format i ndërtuar me 2 moderatorë dhe në disa raste me tre.