Batuta e Ardian Memës: Po të ishte ndeshje boksi, do fitonim me pikë

Tirana zhvilloi një lojë të mirë sot në derbin me Partizanin, edhe  pse nuk arriti dot të fitonte.

Trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, pas barazimit pa gola me të kuqtë, lëshoi këtë batutë: “Po të ishte boks do të fitonim me pikë”.

Më tej Mema theksoi: “Jam i kënaqur me ekipin. Gjithsesi ne duhet të rregullojmë përsëri disa gjëra. Në pjesën e parë, lojtarët nuk e interpretuan mirë pasimin e fundit. Partizani u vendos shumë poshtë, ndaj nuk u shprehëm mirë. Ekipi ka ekuilibër, luajtëm mirë sot dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.