VIDEO/Eksperti i ekonomisë: Presioni t'i bëhet Serbisë, jo Kosovës për taksën

Faceb Njohësi i ekonomisë i cili është edhe këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Prof. dr. Musa Limani, duke folur për taksën ka thënë se në aspektin profesional, sikur qeveria e Kosovës, është sovrane dhe ka të drejtën apsolute që të përcaktojë politikat zhvillimore duke i caktuar masat dhe instrumentet të cilat, do t'i përgjigjen bizneseve vendore.

Limani në një intervistë ekskluzive për Syri.net Kosova, ka deklaruar se taksa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës, nga aspekti i Kosovës është i vonuar kurse nga aspekti i qeverisë aktuale është dhënë në kohën e duhur dhe është vendim shumë i drejtë.

"Taksa ka qëllimin e vet, që t'i mbroj, prodhuesit vendor, përkatësisht t'i mbroj bizneset e vendit nga konkurrenca e jashtme dhe normalisht që ka edhe roprokosione politike dhe se çdo vend, prandaj edhe Kosova marrëdhëniet ekonomike me vendet e tjera i bën me ato që ka raporte të mira politike", tha Limani.

Sipas tij, Serbia si vend fqinj, është një prej vendeve ma agresive ndaj Kosovës dhe cep në cep të botës lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe manipulon me serbët në Kosovë, siç është rasti me 'Srpska Listën' dhe në ketë mënyrë na pengon në realizimin e kushtetutshmerisë dhe territorialitetit dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës.

Derisa në aspektin ekonimik, profesor Limani ka shtuar se taksa ka treguar efekte shumë pozitive ngase është rritur prodhimi vendor dhe konsumi i produkteve vendore dhe se është ngritë vetëdija e konsumatorit, se nga shtetet që janë armiqësore ndaj Kosovës, nuk duhet të merren edhe mallrat prej tyre.

"Presionin të cilin e bën BE dhe në ketë rast edhe SHBA, mendoj se është në adresë të gabuar ngase një gjë të tillë duhet të ia bëjnë Serbisë, jo Kosovës ngase Serbia e para ka shkelur rregullat e CEFTA-s, ngase ajo nuk i pranon vulat, certifikatat e mallërave tona, nuk lejon depërtimin e mallit nepër Serbi, dhe e njëjta gjë është edhe me Bosnjën e Hercegovinën", ka theksuar Limani, duke shtuar se këto elemente kanë berë që Kosova të merrë masa ndëshkuese në ketë drejtim. 

Prandaj me këto masa na i tregojmë Serbisë se nuk mundemi ne të kemi marrëdhënie ekonomike, kur i kemi marrëdhëniet shumë të ashpëra politike, shtoi ai.

Limani ka nenvizuar se këto lloj masash marrin të gjitha vendet e botës, e në ketë rast edhe SHBA marrin masa ekonomike ndaj Kinës, ku përcaktojnë instrumente dhe blloakada ekonomike ku të gjitha shtetet bëjnë embargo, prandaj sipas tij, taksa ka efektet edhe politike edhe ekonomike.

"Taksa nuk është vendos kundër serbëve, dhe atë që pretendon Beogradi ta thotë ndaj botës, dhe nuk është bërë kundër interesit të SHBA-ve dhe BE-së, përkundrazi është bërë për interes të mbrotjes së biznesit vendor, dhe me qëllim që të rritet prodhimtaria dhe normalisht të mëkembet ekonomia e Kosovës", thotë Limani, duke përfunduar se ai është pro taksës, edhe në aspektin profesional, por edhe nga aspekti politik por edhe ekonomik, ajo i ka efektet e veta pozitive./ Intervistoi A.V