Xhihan hakmerret ndaj Kajas për vrasjen e gruas, ja ç’do ndodhë të hënën

Orhan i thotë Xhenetit se do largohet në Dubai dhe i jep lamtumirën. Melisa mbron veten para Selimit dhe bën sikur nuk ishte ajo shkaktare që Xhenet nuk pranoi të martohej. Orhan i jep lamtumirën familjes.

Xhenet shkon të bisedojë me Selimin dhe i thotë se e ka dashur gjithmonë. Selim i kërkon të martohen sërish por Xhenet i thotë se nuk mund ta bëjë. Selim vendos të hakmerret. Arzu mban një event ku marrin pjesë familjarët dhe Kaja.

Ajo fton Xhihanin dhe Kaja tronditet. Kaja i kërkon llogari Arzus. Mahir i sheh bashkë dhe zihet me Kajan. Sema kërkon të gjejë Halilin për të marrë fotot me të cilat ai kërcënonte. Xhihan i shkon Kajas në shtëpi. Kaja i thotë se nuk ja ka vrarë ai gruan.

Xhihan është i bindur se Kaja është vrasësi dhe e kërcënon se do e hakmerret tek njerëzit e tij më të dashur. Arzu fton në mbledhjen e kompanisë Kajan. Ai kërkon të flasë vetëm me të por Arzu i thotë të flasë në prani të të gjithëve.

Kaja provokon Selimin duke i kujtuar që Xhenet e la. Selim nxehet. Ozlem është e shqetësuar për rezultatin e analizave të ADN. Ajo telefonon të dashurin dhe i kërkon ta zgjidhë këtë punë./revistawho