Zaptuan një ndërtesë, Forcat Speciale vranë 3 persona të armatosur

Forcat speciale të Somalisë kanë vrarë të tre personat e armatosur që kishin zaptuar një ndërtesë në  qendër të Mogadishu, duke përdorur civilët si mburoja njerëzore, thonë zyrtarët.

Sulmi, i cili vrau 20 vetë, filloi të enjten vonë, kur militantët e al-Shabab sulmuan një zonë të veshur me hotele, dyqane dhe restorante. Pastaj kata zaptuan një ndërtesë aty pranë.

Ky ishte rrethimi më i gjatë i grupit militant që kur ai u detyrua të largohej nga kryeqyteti somalez në vitin 2011.

Sulmuesi përfundimtar u vra të premten në mbrëmje, rreth 22 orë pas sulmit fillestar.