VIDEO/ Tirana dominon në pjesën e parë, Partizani i ‘falet’ Hoxhës

Në “Selman Stërmasi” po luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, i vlefshëm për javën e 24-t të Superligës, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, por me një dominim të bardhebluve, të cilët patën 2-3 raste shënimi.

Në minutën e 24-t regjistrohet rasti më i pastër. Pas topit të harkuar nga e majta, Ngo gjuan me kokë, por grushton portieri Alban Hoxha, duke shpëtuar kuadratin e Partizanit.

Sërish Ngo me kokë në të 29', por përsëri pret Hoxha.

Në minutat në vazhdim Tirana luan më mirë, por pa mundur të gjejë golin.