VIDEO/ Historike, për herë të parë një arbitre femër në derbi. Shiheni kush është

Një gjyqtare femër është pjesë e gjashtë arbitrave që po mbajnë drejtësi në derbin Tirana-Partizani.

Bëhet fjalë për Emanuela Rustën, e cila është gjyqtare pas porte dhe do të ndihmojë kryesorin Enea Jorgji.

Kjo është historike për futbollin shqiptar, sepse kurrë më parë në një derbi nuk ka gjykuar edhe një femër.

Emanuela Rusta mban stemën e FIFA-s dhe është një ndër gjyqtaret e futbollit më të talentuar në Shqipëri.