VIDEO/ Tifozët e Partizanit nisen të organizuar për derbin, spektakli në rrugët e kryeqytetit

Partizani është udhëtues në derbin e sotëm, kështu që mbështetja në stadium pritet të jetë më e vogël për të kuqtë.

“Ultras Guerrils” janë organizuar dhe kanë nisur marshimin nga baza e tyre drejt stadiumit “Selman Stërmasi”.

Afro 1600 tifozë të kuq do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre, në këtë përballje të zjarrtë.