Një korrëse bari e lidhur me internetin, është shpikja më e re e teknologjisë

Pas dritave, termostatit, dritareve dhe dyerve të shtëpisë, edhe kopshti bëhet ‘lidhet në rrjet’ dhe pajiset me inteligjencë artificiale.

Këtë risi fantastike të teknologjisë e ka sjellë kompania me një histori qindravjeçare e quajtur ‘Husqvarna’. Risia e sjellë nga kjo kompani është një korrëse bari e cila punon me një gradiencë deri në 70% dhe është e përputhshme me altoparlantët inteligjentë të Google.

Kjo korrëse bari inteligjente mund të drejtohet nga shtëpia përmes zërit tonë, mjafton që ne të japim disa urdhra dhe ajo do ti zbatojë.

Tani për tani ajo funksionon në anglisht dhe gjermanisht, por pritet që të mund të njohë edhe gjuhë të tjera si frëngjisht, suedisht etj.

Dhe përmes smartfonëve pa dyshim ju mund ta vendosni në punë atë edhe kur nuk ndodheni në shtëpi për arsye pune apo nëse jeni nisur drejt një udhëtimi.

Ndër të tjera kjo shpikje e re teknologjike dhe tepër funksionale do të ketë akses në disa aplikacione dhe do të mund të marrim informacion për kohën për shembull duke vendosur të mos e aktivizojmë në mot të ftohtë apo me shi.