‘Selman Stërmasi’ do mbushet plot, ja sa bileta janë shitur për derbin Tirana-Partizani

Rreth 6000 bileta mësohet se ishin shitur deri dje në mbrëmje.

Me këtë ritëm, stadiumi “Selman Stërmasi” me të gjitha gjasat sot do të jetë i tej mbushur duke na dhuruar atmosfere elektrizuese.

Mësohet se pothuajse të gjitha biletat e mira janë shitur dhe kanë mbetur vetëm C-ja dhe G-ja ka ende bileta pa u shitur.

8300 tifozë pritet të shikojnë nga shkallët e stadiumit ndeshjen e shumëpritur e cila do të jetë e vlefshme për javën e 24 në Kategorinë Superiore.

Çmimet në këtë ndeshje do të jenë 2000 lekë për tribunat A dhe B, ndërsa 400 lekë janë biletat për të gjitha pjesët e tjera të stadiumit.