FOTO/ Aurela Gaçe: Sot bëjnë paradë ndërsa dje nuk kishin bukë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe është e njohur për thënien e gjërave troç.

Ajo herë pas herë publikon postime që kanë të bëjnë me aktualitetin në vendin tonë.

E duke qënë se Instagrami është bërë vendi ku të gjithë reklamojnë jetën e tyre, këngëtarja ka vendosur të flas në lidhje me këtë dukuri.

Ajo nuk flet me emra të përveçëm por për të gjithë ata që kanë harruar nga kanë ardhur.

‘Mundohem të mos gjykoj njërëzit edhe e gjej nga një justifikimpër veprimet e tyre. Por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duke se akoma nuk dinë të gëzojnë plotësishtë paranë që me ‘mund’ e kanë mbledhur.Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq  VARFËRi SHPIRTËRORE....Sigurisht....nejse do thoni ju ka mundësinë edhe pse jo? Po po dakort. Vetëm fakti qe e flet ose e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhaceve bosh të këtij fshatit tonë madhështor ku paradën e bëjnë pikërisht atë që dje mbase dhe buka u mungonte ( pikërisht kjo është dhe arsyjea që sot e tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk e mësuam se çfarë veshin, se çfarë hajnë ndoshta nga  që janë bërë të pasur falë pasioneve.Në kundërshtim me këta të tonët që pasion kanë lekun, ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet.Ti zien ti derdhin ujin e parë se mos ju girsin lekët nga pordhët’ ka shkruar në postim Aurela.