FOTO/ Peshkatari rus, sjell pamjet aliene të disa peshqve

Roman Fedortsov është një peshkatar i cili jeton në Murmansk, Rusi. Ai ka rreth 11 vjet që peshkon dhe qëllimi i tij është të kapë peshqit e kuq, peshqit e egër, harengat, shojzat, etj dhe herë pas here gjallesa të çuditshme të detit përfundojnë në rrjetën e tij.

Vetë peshkatari i cili mahnitet i pari nga këto krijesa, i fotografon dhe i shpërndan fotot e tyre në rrjete të ndryshme sociale.

Peshkatari shprehet se këto krijesa të rralla mund të duken edhe të çuditshme herë pas here madje edhe të frikshmë. Imazhet e tyre në fotografi mund edhe të shqetësojnë audiencën por duke qenë se ka pa fund të tilla që qarkullojnë nëpër internet ai ka menduar se publikimi i këtyre fotove nuk është aspak i tepërt.

Më poshtë fotot: