Kërkohej për vrasje në Britani arrestohet në Xhafzotaj, detajet e policisë

Eshtë arrestuar në Durrës,  një  23-vjeçar i kërkuar në Angli për vrasje.

Ai është me banim në Xhafzotaj dhe do të ekstradohet drejt Britanisë.

Eshte prangosur E.S. dhe kerkohej nga autoritetet britanike për krimin e Vasjes.

Ai kërkohej nga policia britanike qysh nga viti 2018.

Ja njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana  arerstuan një person i cili kërkohej nga autoritetet britanike që prej vitit 2018.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “EAGLE“ , ku u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar.

E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak .

Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.