Kryeministri kanadez mohon akuzat për mbrojtjen e kompanisë që është në gjyq për korrupsion

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka mohuar kakuzat që ai u përpoq të mbrojë një nga firmat më të mëdha të vendit e cila është në gjyq për korrupsion.

Z. Trudeau tha se çdo lobim nga ai ose nga rrethi i tij i brendshëm për gjigandin inxhinierik KNS-Lavalin ishte bërë për të mbrojtur vendet e punës.

Konservatorët e opozitës po i bëjnë thirrje Kryeministrit Liberal të japë dorëheqjen.

Ata po kërkojnë gjithashtu një hetim publik pas dëshminë e zonjës Wilson-Raybould të mërkurën përpara komitetit të drejtësisë së Komunitetit në Ottawa.