Kryemadhi godet ndërkombëtarët: Ato janë një element periferik në Shqipëri

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve, ndërsa tha se ata kanë bërë pazare  për të shtyrë mandatin e tyre në Shqipëri.

Ajo u shpreh në emisionin “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24 se faktori ndërkombëtar është një element perfierik në Shqipëri. Kryemadhi nuk kurseu as shefin e qeverisë, të cilin e quajti si “kokën e krimit të organizuar”.

 “Ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilin ju na flisni dhe keni në vendin tuaj. Koka e krimit të organizuar është Edi Rama. Kjo i dhembte shumë Fleckenstienit.

Asnjëri nga ne nuk është prokuror e gjykatës. Thash e theme ka sa të duash. Unë kam informacion, por nuk i faktoi dot sot, por di që ka nisur një investigimi për një euro deputet që është i përfshirë  në koncesione me shishe plastike.

OSEB Ka dhjetë vite që bën pazare me qeverinë shqiptare për të shtyrë misionin e saj në Shqipëri. Ata flasin për të drejtat e homoseksualëve jo më për zgjedhjet. Nuk duhet të merremi më me ta. Sa më shumë rrëmujë të ketë në Shqipëri aq më të larta i kanë rrogat ata. Ndërkombëtarët janë një element periferik në Shqipëri”, tha Kryemadhi.