‘Drogë dhe muzikë’, Fero kërkon lirinë e Stresit

Reperi kosovar Fero kërkon lirinë e kolegut të tij, Stresi nga burgu. Me anë të një postimi në “Instagram”, ai ka ndarë me ndjekësit një moment teksa po dëgjonte një këngë të Stresit. “Free Stresi”, shkruante krahas videos Fero.

Prej datës 17 tetor 2018, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Sipas mediave kosovare, edhe Fero u kap përpara disa ditëve me drogë. U tha se u dënua me 5 muaj burg dhe 1200 euro gjobë, mirëpo ai vazhdon të lëvizë lirshëm.