Lori Hoxha merr vendimin drastik, zhduk gjurmët...

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është mjaft e ndjekur në rrjete sociale, kryesisht për shkak të stilit të veçantë në të veshur e jetës luksoze.

Por tanimë ndjekësit e saj nuk do të munden dot më të frymëzohen, pasi Lori ka vendosur ta mbyllë llogarinë në “Instagram”.

Nuk dihet nëse ky vendim ka ardhur si rrjedhojë i atij për të jetuar në Londër, ku po ndjek shkollën, apo për shkak të ndarjes së saj nga Vis Bajraktari.

Blogerja nuk ka dhënë asnjë shpjegim, duke na lënë kështu edhe në pikëpyetje për kohëzgjatjen e distancës së saj nga rrjetet sociale.