Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur zjarrfikësit nxjerrin trupat nga makina

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë Gjirit të Lalzit, në fshatin Rrotull.

Një grua, e identifikuar me emrin Mirela Daci, ka humbur jetën dhe 5 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë.

Në aksident janë përshirë dy makina, njëra prej të cilave fuoristradë që drejtohej nga një shtetas francez që ishte bashkë bashkë me të fejuarën e tij.

Ndërsa në mjetin tjetër gjendeshin 5 persona të së njëjtës familje. Dy motra bashkë me dy fëmijët dhe një nga bashkëshortët.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërsa viktima është Mirela Daci. 

Ajo drejtonte mjetin Ford që shihni në foton e mëposhtme, ku gjithashtu vihet re edhe momenti kur zjarrfikësit nxjerrin trupat nga makina e aksidentuar.